​Cili shtet i ka dhëmbët më të këqij?

2017-04-01 në ora 15:16

Britanikët kanë shëndet të dobët të dhëmbëve… kështu flitet. Mirëpo Claudia Hammond hulumton se a është kjo e vërtetë.

Sipas shumë shakave të episodeve të serialit “spy-spoof” dhe vetë britanikëve , dhëmbët e prishur përshtaten me britanikë sikur çaji me biskota.

Nuk ka pasur ndonjë mungesë të opinioneve rreth kësaj çështje javëve të fundit. Mjeku Chris van Tulleken I cili është duke prezantuar një emision për dhëmbët në televizionin e BBC-së, i tha radios Times “dhëmbët e papastër , ngjyrë kafe nuk iu pengojnë britanikëve”.Revista e BBC-së ka shkruar se disa dentistë britanikë kanë thënë që klientëve të tyre ju pëlqen më shumë “dukja natyrale”.

Çfarë thonë informacionet? Së pari varet se çfarë kuptoni me fjalën “keq”. Nëse ju zgjidhni t’i zbardhoni dhëmbët apo t’i drejtoni është çështje mode. Çfarë me të vërtetë ka rëndësi është prishja e dhëmbëve dhe në atë aspekt Britania është më e mira prej të gjitha vendeve të botës duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Express.

Në një raport te fundit të Organizatës botërore të shëndetësisë , të rinjtë britanikë kanë më pak dhëmbë të prishur apo të mbushur se sa të rinjtë në Francë, Spanjë dhe Suedi.

Në anën tjetër një mënyrë që ta zbulojmë këtë çështje është të shohim se sa shpesh e vizitojnë njerëzit dentistin. Në vitin 2012, 7 prej 10 njerëzve në Britani e vizitonte dentistin, krahasuar me amerikanët që e vizitonin 4 prej 10 njerëzve.

Problemi është se nuk dihet se pse njerëzit e vizitojnë mjekun e dhëmbëve. A e vizitojnë sepse janë të vetëdijshëm për kujdesin ndaj dhëmbëve , apo sepse gjendja e dhëmbëve të tyre është aq e keqe saqë duhet të shkojnë patjetër te dentisti?

Disa hulumtime tregojnë se nuk është e nevojshme që njerëzit që nuk kanë probleme me dhëmbë të shkojnë në kontrolle parandaluese çdo 6 muaj.

Por ndër vite disa krahasime ndërkombëtare janë ndërruar, p.sh: ne vitin 2000 Australia zuri vendin e 21-të prej 28 vendeve të industrializuara për sëmundjen e humbjes së dhëmbëve.

Në analizat më të reja të vitit 2003-2004, Australia krahasuar me Gjermaninë , Britaninë e madhe dhe Amerikën u paraqit më mirë sepse gjenerata e njerëzve më të vjetër- dhëmbët e të cilëve janë hequr vite më parë kur nuk ka pasur mjete për punë si tani, kanë vdekur tani duke bërë shifrat e përgjithshme të ndërrojnë. Në këtë hulumtim Britania e madhe nuk u paraqit edhe aq mirë.

Përfundim: prejse teknika e shërbimit dentar është duke ndryshuar për të mirë, po bëhet më e vështirë që krahasimet e shëndetit të dhëmbëve mes vendeve të botës të jenë të sakta. /Gazeta Shneta/