​Dy arsye më shumë që të hani çokollatë të zezë

2017-04-19 në ora 18:41

Çokollata e zezë është e mbushur me anti-oksidantë të cilët ndihmojnë trupin të largojë toksinat dhe materiet e panevojshme. Materiet e dëmshme të cilat gjenden në lëkurë dhe që mund të shkaktojnë krijimin dhe shumimin e qelizave të dëmshme duke u klonuar, mund të hiqen lehtësisht nëse ju zgjidhni të hani më shpesh çokollatë të zezë.

Një tjetër përfitim nga ky produkt mjaft i këndshëm janë vitaminat dhe mineralet të cilat gjenden në të dhe e mbështesin funksionimin normal të organizmit tuaj. Në çokollatë të zezë ka kalium, bakër, magnez dhe hekur shkruan Femina.al

Bakri dhe kaliumi ndihmojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Hekuri mbron organizmin nga anemia dhe magnezi ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2. Gjithashtu, ndihmon në sëmundjet e gjakut dhe të zemrës.