​Foshnja pas viteve të 40-ta, çfarë duhet të keni parasysh?

2017-03-13 në ora 22:11

Derisa momenti i pritjes së foshnjës për shumë familje është gëzim, për nënat mbi moshën 40 vjeçe, ky moment paraqet frikë dhe pasiguri.

Çfarë duhet të dinë shtatzënat mbi 40 vjet dhe për çka duhet të kenë kujdes, sqarime i gjeni më poshtë.

Rënia e fertilitetit te gratë me moshën

Funksioni i vezoreve është e dyfishtë: riprodhuese dhe endokrine. Në vezore krijohen dhe piqen qeliza vetë femërore riprodhuese, dhe në të njëjtën kohë vezorja i krijon edhe hormonet femërore seksuale, steroidet. Te foshnja e porsalindur në vezore ka rreth dy milionë folikule primordiale, të cilat deri në periudhën para pubertetit zvogëlohen në rreth 300.000 – 400.000, ndërsa deri në pubertet mbeten rreth 30.000, që do të thotë se rreth 9/10 prishen. Çdo vit piqen rreth 12 qeliza vezë, gjegjësisht 350-500 folikula në gjithë moshën gjeneruese të gruas.

Shtatzënia sipas moshës

Sipas të gjitha të dhënave, periudha më e mirë për të mbetur shtatzënë është deri në moshën 30 vjeçe. Sipas të dhënave të publikuara, në periudhën prej moshës 30 deri në 33 vjet fillon të bie fertiliteti. Veçanërisht kjo rënie manifestohet prej moshës 35 deri në 38 vjet të gruas. Rënia e fertilitetit mashkullor është më pak dramatike dhe bëhet e dukshme në vitet e 40-ta të vonshme dhe moshën pesëdhjetëvjeçare të hershme. Treguesit statistikor tregojnë se mundësia për të mbetur shtatzënë prej moshë 35 deri në 40 vjet reduktohen deri në 33%, ndërsa pas moshës 40 vjeçare indeksi i fertilitetit bie deri në 87%. Në moshën mbi 44 vjet mundësia për të mbetur shtatzënë dhe me ndihmën e IVF bie nën 2%.

Rreth 90% të qelizave vezë te gratë mbi moshën 40 vjet në përgjithësi janë anormale. Shkalla e aborteve në moshën mbi 40 vjet është më e madhe se 33%. Ose incidenca statistikore e shtatzënive anormale te gratë e moshës mbi 40 vjet është 1/38. Po ashtu me moshën rritet edhe rreziku prej malformimeve kromozome/gjenetike te trashëgimtarët, si dhe shkalla e aborteve spontane.

Shkaktuesit më të shpeshtë me të cilat ballafaqohen gratë shtatzënë pas moshës 40 vjeçare:

1. Mundësia e rritur të kenë gjendje/sëmundje para-ekzistuese mjekësore (hipertension, diabet, depresion…), të cilat mund t keqësohen gjatë shtatzënisë ose mund ta komplikojnë shtatzëninë. Po ashtu, ilaçet e shumta të cilat merren te gjendjet/sëmundjet kronike mund të ndikojnë negativisht te shtatzënia.

2. Mbeten shtatzënë më vështirë (nevojitet periudhë më e gjatë kohore). Zvogëlohet kualiteti dhe kuantiteti i qelizave vezë, me rritjen e problemeve me kualitetin dhe kuantitetin e ovulimit. Përqindja e rritur e qelizave vezë anormale përcillet si material trashëgues dhe ka pasoja mbi kualitetin e embrionit, që si pasojë ka rrezik të rritur nga mbetja shtatzënë me anomali kromozome ose aborte.

3. Gjasat e rritura për abort spontan dhe lindje të parakohshme. Mendohet se rreth 15% të shtatzënive të vërtetuara klinike përfundojnë me abort spontan. Te gratë e moshës mbi 40 vjet, ky numër është më i madh, prej 35-60%.

4. Rrezik i rritur që të lindet fëmijë me Sindromin e Daunit ose anomali tjera kromozome. Sipas të dhënave të kapshme, te gratë të cilat janë në moshën mbi 40 vjet rreziku që të lindë fëmijë me kromozomopati është 1 në 66. Derisa rreziku që të mbarset fëmijë me Sindromin e Daunit (kromozomopati më e sheshtë në praktikën mjekësore) është 1 në 106 te gratë e moshës 40 vjeçare, deri 1 në 30 të moshës 45 vjeçare.Si metoda diagnostike (akoma standard i artë) rekomandohen horionbiopsi ose amniocentezë, të iclat, për fat të keq, janë invazive deri në 2% dhe mund të shkaktojnë komplikime dhe abort spontan.

5. Rrezik i rritur prej komplikimeve gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Si komplikime më të shpeshta të shtatzënisë te gratë në moshë të vonshme (mbi 40 vjet) janë: Paraqitja e presionit të lartë të gjakut të shkaktuar nga shtatzënia: Pre-eklampsia (gjendje serioze që manifestohet me presion të lartë të gjakut, ënjtje dhe humbja e proteinave përmes urinës); Diabeti i shkaktar/i shtuar nga shtatzënia; Placenta previa: komplikime kur mbështjellësi tërësisht ose pjesërisht e mbulon qafën e brendshme të mitrës; Sëmundje më të shpeshta ose lëndime të sistemit muskulor-skeletor (presion dhe zbritja e fshikëzës, proleps i uterusit dhe vagjinës)…; Probleme të shpeshta me paraqitjen e hemorroideve dhe komplikime të tyre. Po ashtu, dukshëm është rritur përqindja e lindjeve të parakohshme dhe rasteve të frytit me rritje intrauterine të ngadalësuar në fetus. Si rezultat i këtyre dhe shkaqeve tjera, te gratë e moshës mbi 40 vjet është rritur përqindja e përfundimit të lindjes me prerje cezariane…

6. Si rezultat i komplikimeve lidhur me shtatzëninë dhe lindjen, rriten problemet lidhur me dhënien gji, para së gjithash për shkak të problemeve me foshnjën ose për shkak të laktaciont të vonuar te nëna. Nga ana tjetër, nënat e moshës mbi 40 vjet janë më mirë të edukuara për përparësitë qëofron dhënia gji dhe më shumë janë të motivuara për pranimin e dhënies gji si mënyrë themelore e të ushqyerit të foshnjës së porsalindur.

Kontrolle më të shpeshta të gjinjve

Gratë të cilat kanë mbetur shtatzënë në moshë të kaluar, para së gjithash me ndihmën e ilaçeve në IVF programin, për shkak të rrezikut të rritur nga karcinoma e gjirit, duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta të gjinjve: para, gjatë dhe para ndërprerjes së dhënies gji. Por, nuk duhet harruar edhe roli mbrojtës që e ka dhënia gji. Sipas hulumtimeve të zbatuara nga ana e Asociacionit amerikan për hulumtime të kancerit (American association for cancer research), dhënia gji e zvogëlon rrezikun te gratë nga karcinoma e gjirit për 4%.

IVF me donacion të qelizës vezë

Bile edhe me aplikimin e teknikave më të reja riprodhuese me asistencë (IVF/ICSI…) në shumicën e qendrave relevante botërore mosha e gruas prej 42-45 vjet merret si limit për zbatimin e të njëjtave. Te gratë në moshë të kaluar (ose te më të rejat te të cilat për shkak të shkaqeve të ndryshme ka ndodhur menopauzë e parakohshme ose humbja e parakohshme e funksionit të vezoreve) si metodë relevante e fertilitetit të ndihmuar nga bio-mjekësia (me përqindje të lartë të suksesit – me mbi 60%) janë aplikuar FNB me donacion të qelizës vezë. Me donacion të qelizës vezë zakonisht kufizohet në moshën 50-55 vjeçe.

Në praktikën e deritanishme botërore mjekësore janë publikuar raste të fertilitetit të grave në menopauzë, në moshë më të kaluar: mbi 60 vjet, me donacion të embrioneve. Disa prej tyre kanë përfunduar me sukses, me lindjen e fëmijëve të shëndoshë. Megjithatë, të gjitha këto raste në rrehet profesionale mjekësore shkaktuandiskutime të bujshme dhe hapën një numër të madh të dilemave legale dhe morale…

Nga ana tjetër, më shumë studime flasin se gratë e moshës mbi 40 vjet (para së gjithash ato që në mënyrë spontane kanë mbetur shtatzënë pa aplikimin e teknikave riprodhuese me asistencë dhe ilaçeve) kanë pasur tendencë të jetojnë më gjatë, Si shkak llogaritet prodhimi i rritur i estrogjenit gjatë shtatzënisë, që vepron në mënyrë pro-aktive ndaj zemrës, eshtrave, lëkurës dhe organeve dhe indeve tjera… Po ashtu mendohet se gratë që kanë vendosur të mbeten shtatzënë pas moshës 40 vjeçare janë mendërisht më të pjekura, racionale, me përvojë jetësore dhe shpesh me karrierë të realizuar, financiarisht stabile dhe të pavarura, qëmundëson bazë të mirë për rritjen e drejt të fëmijës. /Gazeta Shneta/