1.7 milionë fëmijë vdesin nga ndotja në botë

2017-03-06 në ora 12:48

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se 1.7 milionë fëmijë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së mjedisit.

Shkaqet e vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesë vjeçare përfshijnë ujin e ndotur, mungesën e higjienës, praktikat e varfra të higjienës, ndotja e brendshme dhe ajo e jashtme, si dhe lëndimet.

Këto shifra të reja sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga ndotësit kanë qenë fatale për një në katër fëmijë nga mosha 1 muaj deri në pesë vjet, transmeton Klan Kosova.

Në një raport të ri theksohet poashtu se shkaqet më të shpeshta të vdekjes së fëmijëve janë të parandalueshme nëpërmjet ndërhyrjeve tashmë në dispozicion për komunitetet më të prekura.

Këto shkaqe janë diarrea, malaria dhe pneumonia, të cilat  mund të parandalohen duke përdorur rrjete të insekteve nëpër shtretër si dhe qasje të përmirësuar në ujë të pastër.