Në shumë raste, gratë shtatzëna përjetojnë simptoma të lehta të covid-19, mirëpo ato simptoma mund të vazhdojnë për dy muaj ose më shumë për 1 në 4 gra, sipas studimit të botuar në revistën “Obstetrics and Gynecology”.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco vëzhguan 594 gra në gjithë SHBA-të cilat rezultuan pozitive për covid-19 ndërsa ishin shtatzënë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ata zbuluan se 40% e grave kishin ende simptoma deri në javën e katërt dhe 25% përjetuan simptoma për tetë javë ose më gjatë.
Ndër simptomat më të zakonshme në tre javët e para ishin kollitja, dhimbja e fytit, dhimbjet e trupit dhe ethet.
Studimi u zhvillua gjatë periudhës së 22 marsit dhe 10 korrikut të këtij viti.Nga të infektuarat, rreth 30% e tyre ishin punëtore të kujdesit shëndetësor, kurse më shumë se gjysma kishin pasur kontakte me persona të infektuar./GazetaShneta/