Fëmijët dhe adoleshentët tashmë janë një nga target grupi i variantit Delta. Si rezultat i infektimit, studimi i fundit anglez bëri të ditur se 1 në 7 fëmijë mund të përballen me simptoma të gjata të Covid.
Studimi, i udhëhequr nga University College London dhe Public Health England, zbuloi se 11 dhe 17 vjeçarët kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa të raportojnë simptoma të Covid, edhe pas 15 javëve të rikuperimit shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Në mesin e adoleshentëve pjesëmarrës (3,065 pjesëmarrës), 14 për qind e tyre kanë raportuar tre ose më shumë simptoma të tilla si lodhje dhe dhimbje koke dhe pas 15 javëve më vonë.
Studiuesit bën të ditur se rezultatet sugjeruan që deri në 32 mijë adoleshentë mund të kenë pasur simptoma të shumta në lidhje me Covid edhe pas 15 javësh, por, prevalenca e Covid të gjatë në këtë grupmoshë ishte më e ulët sesa viti i kaluar.
Tutje, autorët shtuan se çdo vendim në lidhje me procesin e vaksinimit te adoleshentët në Britani nuk kishte gjasa të bazohej në këtë studim.
Kjo për faktin e vetëm se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme nëse vaksinimi mbron nga simptomat e gjatë të Covid./GazetaShneta/