Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë infektuar me Covid-10 një numër i madh i stafit shëndetësor.
Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, janë të sëmurë aktiv me Covid 10 anesteziolog dhe 12 infermierë, shkruan Gazeta Shneta.
Këto shifra janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës Dr. Nehat Baftiu. “Mbrëmë janë konfirmuar edhe dy infermierë. Në total janë 12 infermierë të sëmurë dhe 10 anesteziologë”, ka deklaruar Baftiu.
Klinika e KAM-it është e dyta për nga numri më i madh i punëtorëve në QKUK, por megjithatë ka mungesë të anesteziologëve. Aktualisht janë 57 specialistë të anestezionit, pasi pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK gjatë muajve të fundit. /Gazeta Shneta/