Nga 2,288 testime të kryera, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, brenda kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, pesë qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht në vendin tonë ndodhen 319 raste aktive.
Së fundmi, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 3,236 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/