Një burrë 100-vjeçar është larguar nga spitali Rimini Infermi në rajonin Emilia-Romagna të Italisë pasi bëri një shërim të suksesshëm nga Covid-19, raporton Agjensia Italiane e Lajmeve.
Lindur në 1919 në kulmin e pandemisë së gripit spanjoll, i moshuari – i identifikuar vetëm si “Zotëri P.” – kishte qenë në spital për një javë para se të dërgohej në shtëpi shkruan This-Is-Italy transmeton Gazeta Shneta.
Lajmi i mirë i stories u njoftua nga nënkryetarja e komunës Rimini, Gloria Lisi i cila e përshkroi atë si “shpresë për të ardhmen e të gjithëve ne”.
Duke iu referuar moshës së tij të përparuar dhe shkallës së lartë të vdekshmërisë midis pacientëve të moshuar me koronavirus, Gloria Lisi tha: “Ai e bëri atë. Zotëri P. e bëri atë”.
“Na mësoi se edhe në moshën 101 vjeçe e ardhmja është e pashkruar ” përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/