Një grua e moshuar holandeze 101-vjeçare u pranua në spital dhjetë ditë më parë me infeksionin koronavirus dhe vështirësi në frymëmarrje.
Por sipas burimit This-Is-Italy thuhet se ajo është shëruar dhe tani do të jetë në gjendje të largohet nga spitali.
“Ajo është një zonjë e fortë dhe është mirë të shihet duke dëgjuar këshilla për shëndetin, për shembull, teshtitje në bërryl!Ajo madje më paralajmëroi të mbaja një distance”, shpjegon pulmologu Sunil Ramlal përcjell Gazeta Shneta.
“Nëna ime është një grua e pavarur që din atë që dëshiron, ka përjetuar shumë gjëra në jetën e saj dhe gjithmonë ka arritur t’i përmbushë qëllimet,” thotë vajza e saj më e vogël, Marianne.
Javën e kaluar, qarkulloi lajmi në lidhje me italianin 101-vjeçar, si dhe disa të tjerë në Kinë që ishin shëruar nga virusi./Gazeta Shneta/