Sheqerin e gjejmë në thuajse secilin ushqim që e hajmë, madje edhe aty ku nuk na merr mendja se mund të ketë.
E meqenëse konsumojmë ushqime të shpejta shumicën e kohës, ne marrim shumë kalori e një masë të madhe të sheqerit në baza ditore, njofton Gazeta Shneta.
Ndërsa dietarët këshillojnë që mos të marrim më shumë se 10% sheqer në ditë, pasi ekspertët besojnë se konsumi i tepërt i sheqerit shkakton obezitet dhe shummë sëmundje kronike, siç është diabeti.
Këto janë 11 arsye pse konsumi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin:
- Mund të bëjë të shtoni peshë
- Rrit rrezikun për sulm në zemër
- Shkakton akne
- Rrit rrezikun për diabet
- Mund të rritë rrezikun për kancer
- Rrit rrezikun për depresion
- Mund të përshpejtojë procesin plakjes së lëkurës
- Mund të përshpejtojë plakjen e qelizave
- Shterr energjinë
- Mund të shkaktojë yndyrë në mëlçi
- Dëme dentale
/Gazeta Shneta