11 fakte për thithkat e gjokseve që ju duhen në jetë

2017-04-01 në ora 09:49

A i keni shikuar ndonjëherë thithkat tuaja dhe keni menduar se a janë ato normale? Del të jetë që ato mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme. Cka është më e rëndësishme është se ato ju bien kënaqësi të mëdha, ju ndihmojnë të ushqeni një foshnje dhe shpeshherë ju lajmërojnë për mundësinë për probleme shëndetësore. Sinqerisht, ato janë fantastike. Pasi që do e lexoni këtë artikull, ne ju premtojmë se ju do të keni më shumë respekt për këtë pjesë të trupit tuaj.

  1. Ato mund të hapen disa centimetra

Madhësia e thithkave të gjokseve të femrave dhe areolat mund të jetë të gjera sa një gjysmë dollar ose me të vogla se një monedhe dhjetë centëshe dhe kjo mund të jetë normale, tregon ob-gyn Alyssa Dweck nga klinika e Uestcester në Neë York. Po të shtoni peshë apo të mbeteni shtatëzënë, ato mund të zgjërohen edhe më shumë, tha ajo, transmeton Shneta.

  1. Ato mund të kenë ngjyra të ndryshme

Pembe e celur, e kuqe e tullës, e kafe e mbylltë : pigmenti i thithkave ka të bëjë me origjinën etnike të femrës dhe ngjyrën e pjesës tjetër të trupit. Ashtu si ndryshon madhësia e tyre kur ju jeni foshnje, njejtë ndryshon edhe ngjyra e tyre duke u kthyer në ngjyrë permanente. “Është rezultat i rritjes së hormoneve gjatë shtatëzanisë,” tha Dweck.

  1. Ato janë të afta që të ju dhurojnë shumë kënaqësi

Thithkat janë zonë erogjene për shumë femra dhe një studim i vitit 2011 nga ‘Journal of Sexual Medicine’ e ka përkrahur këtë. Hulumtuesit duke përdorur imazhë të rezonancës magnetike kanë gjetur se kur thithkat stimulohen, qendra e kënaqësisë brenda trurit reagon njejtë si gjatë stimulimit të klitorisit ose vaginës.

  1. Orgazmat nga stimulimi i thithkave nuk janë fiktive

I njëjti studim i vitit 2011 tha treguar lidhjen mes stimulimit të thithkave dhe qendrës së kënaqësisë në tru, studim i cili ngriti mundësinë që stimulimi i thithkave mund të rezultojë me orgazëm, fakt ky që disa hulumtues e kishin parë të mundur të ndodhtë vetëm të një numër i vogël i femrave.

  1. Ndonjëherë ato vijnë si treshe

Nuk është aq e pazakontë për mashkujt dhe femrat që të lindin me tri thihka ose më shumë. Thithkat e tepërta të njohura më emrin “thithkat e tepërta” i ngjajnë ndonjë nishanit apo shenjës. Ato nuk zhvillohen më tej dhe mund të jetë kudo në trup sipas Insitutit Ndërkombëtar të Shëndetit.

  1. Thithkat duhet të jenë gungore

Shikoni me kujdes thithkat tuaja dhe rrethin e areolës; përafërsisht ajo ngjan me sipërfaqën gungore dhe të mbushur me kratere të hënës. “Ato kunga në areola mund të jenë folikula të qimeve, kanale, gjëndrra të yndyrës që ndrihmojnë në prodhimin e fluideve lubrifikuese,” tha Dweck. “Është shumë normale.”

  1. Ndonjëherë ndonjë gungë është ‘lajm i keq’

një formë e rrallë e kancerit të gjirit që quhet sëmundja e Pagetit, prezentohet si një gungë e kuqe osë një skuqje në thithkë ose areolë, tha Dëeck. “Do të duket si një ndryshim i lëkurës që nuk largohet,” tha ajo. Nëse e shihmë këtë dhe ajo qëndron aty për disa jave, vizitojeni mjekun tuaj.

  1. Ato nuk i duan palestrat dhe stërvitjet

Stërvitjer janë shumë të shëndetshmë për trupin tuaj, por mund të jenë të rënda për thithkat duaja të cilat mund të thahen apo gjakosen duke u ferkuar para e prapa në sytjenat për sport, tha Dweck. Preferohet t’i lyeni me xhel petroleumi para se të filloni stërvitjet për arsye që ta zbusni lëkurën e irrituar.

  1. Gjidhënia mund të ndikojë të ato

Mpirja, dhimbjet, carjet, gjakosja – këto janë vetëm disa nga pasojat e të pasurit një foshnjë të posalindur të uritur dhe të ngjitur për thithkat tuaja disa herë në ditë. Këto simptoma zhduken kur nëna nuk e ushqen më foshnjën me qumësht, por nësë thithkat kanë pasoja të tilla për një kohë më të gjatë, nëna duhet të kontrollohet me pediatrin.

  1. Ato mund të lëshojnë qumësht

Nënat që i ushqejnë foshnjet e tyre me qumësht duhët të mbajnë më vete një bluzë ekstra në cantën e tyre. Është një fenomen i cuditshëm, por shumë nëna që i ushqejnë foshnjet e tyre më qumësht, kanë rastisur të përjetojnë lëshim të qumështit në momentin që ato kanë dëgjuar një foshnjë të qajë, tha Dweck.

  1. Lëshimi mund të jetë një shenjë lajmërimi

Një lëshim i vogël mund të vijnë kur ju shtrydhni thithkën tuaj. “Por një lëshim i bardhë në formë kremoze mund të jetë shenjë e një mase që rritet në tru,” tha Dweck. Lëshim i lëngut të gjelbër ose të zi do të thotë një problem me ndonjë kanal benin. Lëshimi i gjakut mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit. Nëse e përjetoni këtë të fundit duhet të konsultoheni me mekun tuaj. / Gazeta Shneta /