11 këshilla fitnesi për fillestarët

2017-03-02 në ora 16:31

Pa marrë parasysh shkakun për të cilin keni vendosur të shkoni në palestër, apo me cilindo rekreacion do të duhej t’i hidhnit një sy disa këshillave që duhet të ndërmerrni para se të filloni me ushtrimet, çfarë pajisjesh do duhej të keni me vete dhe si do të duhet të bashkëpunoni me trajnerin tuaj.

Para dhe pas ushtrimeve, si dhe para vrapimit, një tendosje  apo një ngrohje paraprakisht është gjithmonë e detyrueshme. Gjatë peshëngritjes muskujt tuaj mund të kenë ngërçe, prandaj një ngrohje paraprake është e domosdoshme.

  1. Rrobat

Nëse vendosni se me çfarë ushtrimesh do të merreni,veshja juaj duhet të jetë sa më komode, nuk duhet t’u shtrëngojnë dhe duhet të jenë prej pambukut për t’iu shmangur djersitjeve.

  1. Jeleku

Gjithmonë përdorni një model ‘sportiv’,  në mënyrë që gjoksi juaj të jetë më i shtrënguar gjatë aktiviteteve tuaja fizike.

  1. Peshqiri dhe papuçet

Gjithmonë mbani me vete një peshqir dhe një palë këpucë, për t’u siguruar se do t’u shmangeni infeksioneve të mundshme. Prandaj mos ecni këmbë zbathur dhe lakuriq  nëpër dhomën e ushtrimeve.

  1. Mbathjet

Pjesa e poshtme e këpucës duhet të jetë më e fortë, në krahasim me atë të përparmen. Nëse keni vendosur që të merreni me tenis, pingpong, atëherë këpucët tuaja do të duhej të jenë të një niveli të ultë. Në ushtrime  hyni me një palë këpucë të tjera, ndërsa ushtrimet i bëni me një palë të tjera.

  1. Bashkëpunimi me instruktorin

Pra se të filloni ushtrimet, gjithmonë konsultohuni me trajnerin për gjërat e tua fillestare, mënyrën e jetës suaj dhe për qëllimet që doni të arrini. Detyrimisht e njoftoni nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo keni ndonjë pengesë.

  1. Frymëmarrja

Është mjaft e rëndësishme që gjatë ushtrimeve të merrni frymë përmes hundës, ngase ashtu lodhja do të jetë më e pakët. Merrni frymë  pandërprerë dhe sa më thellë të merrni frymë aq më pak lodhje do të ndieni.

  1. Pini ujë

Me djersitjen tuaj gjatë ushtrimeve humbin edhe mineralet. Pra, gjatë ushtrimeve  së paku konsumoni një litër ujë natyral. Nëse vendosni për ndonjë pije tjetër, atëherë vendosni për ato që përmbajnë vitaminën C.

  1. Nxehja

Ushtrimi nuk duhet të fillojë pa një ngrohje. Muskujt e përgatitur për ushtrime janë më elastik dhe më shumë i durojnë lodhjes, derisa një muskul i papërgatitur mund të pëlcasë.

  1. Shujtat dhe fitnesi

Shmanguni ushtrimeve me barkun plot, por edhe atyre ushtrimeve  me barkun e zbrazët. Nëse jeni të uritur nuk do të keni energji dhe do të ndiheni i ligë. Para se të filloni ushtrimet, më së miri do të ishte të hani banane.

  1. Ushtrimet dhe kilogramët

Nëse qëllimi kryesor  i ushtrimeve për ju është largimi i kilogramëve shtesë , atëherë mos e teproni, dhe mos jini të kënaqur me rezultatet që tregon  peshorja . Një pasqyrë më të qartë e japin dukja dhe gardëroba që  keni veshur.

  1. Mos i lini anash yndyrat

Është mjaft e rëndësishme që të mbani një baraspeshë për trupin tuaj dhe për të mos  humbur yndyrën në përgjithësi. Yndyra është një masë energjetike e cila furnizon organizmin kur ka nevojë për të.