Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 19 pacientë të sëmurë me Covid-19.
Spitali ka njoftuar se 12 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit vetëm një pacient është shëruar nga koronavirusi.
Ndryshe në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/