12-vjeçarja fshehu shtatzëninë nga familja dhe lindi beben nën urë
Një vajzë vetëm 12 vjeçe e fshehu për 9 muaj shtatzëninë nga familja e saj dhe beben e solli në jetë nën një urë të cilën mëpastaj e braktisi. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Sichuan në Kinë ku foshnjën e kanë gjetur banorët e zonës
12 vjeçarja e cila ja kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë familjes është gjendur por ajo refuzon të tregojë kush është babai i fëmijës. Vajza 12 vjeçare jeton me gjyshërit dhe i takon prindërit vetëm 1 herë në vit pasi ata jetojnë në një qytet tjetër.
Gjyshja tha se mbesa e saj nuk po ndihej mirë dhe ajo kishte vendosur ta çonte në spital. Por rrugës 12-vjeçarja i kishte thënë se do ndalonte pasi i shkohej në tualet ku më pas kishte lindur fëmijën poshtë urës.
Bebi i porsalindur ndodhet në spital ndërsa doktorët thanë për mediat se bebi ka lindur para kohe por në gjendje të mirë shëndetësore. Gjyshja u tha policëve se nuk e dinte që mbesa e saj ishte shtatzënë. 12-vjeçarja po mbahet nën kujdesin e një qendre spitalore. Ndërsa shumë njerëz kanë dhënë ndihma si ushqim apo batanije për bebin.