Nga 160 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike 13 prej tyre kanë rezultuar pozitive me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se katër qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht në nivel vendi janë 119 raste aktive me coronavirus.
Sa i përketë imunizimit MSh bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 47 doza të vaksinave anti-COVID.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021 dhe për më tepër se një vit janë dhënë mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të marrin të tre dozat e vaksinave.
Të gjithë qytetarë mbi moshën 12 vjecare kanë të drejtë vaksinimit. /Gazeta Shneta/