Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 13 viktima nga sëmundja Covid-19, si dhe 1900 raste të reja pozitive.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë.
Ndërsa nga 10 848 testime, 1901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Sars-Cov-2. Numri i rasteve aktive me Covid deri më sot ka arritur në afër 22 mijë.
MSH në anën tjetër ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 21 719 doza të vaksinave, ndërsa numri i personave të imunizuar me dy doza ka arritur në mbi 244 mijë. /Gazeta Shneta/