Prej 22 javësh një 13 vjeçar ka shfaqur shenja lodhje dhe pafuqie duke bërë që të flejë 18 orë në ditë. Kjo gjë ka shqetësuar prindërit e Harry Appleton, nga Chesterfield.
Prindërit e tij, Jan dhe James, janë frikësuar për shëndetin e të birit pasi ai çdo ditë dhe më shumë po përkeqësohet.
Kjo gjë ka nisur dy vite më parë dhe ndodhte vetëm në periudha të shkurtra, ndërsa tani ndodh rregullisht. Ata kanë hedhur një video në internet duke treguar se sa e vështirë është për të zgjuar djalin e tyre.
“Fillimisht menduam se ai kishte vdekur, kur kjo i ndodhi për herë të parë”, citohet të ketë thënë nëna e tij, Jan, (40), nënë e tre fëmijëve.
Mjekët e kanë diagnostikuar atë me “lodhje ekstreme episodike”, ose “një ndjenjë e lodhjes së rëndë”, por nëna e tij thotë se ata janë ende të habitur nga fakti se ai nuk mund të zgjohet./gazetametro.net