Një vajzë e moshës 13-vjeçare ka humbur jetën nga fruthi, ndërsa tre fëmijët e tjerë të kësaj familjeje janë bartur me helikopter për trajtim në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, ndërsa familjarët kanë lajmëruar mjekun, vetëm pasi 13-vjeçarja ndërroi jetë.
Gjendja e tre fëmijëve të moshës 11, 16 dhe 17 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë. Mjekët po kryejnë ekzaminimet për të mësuar nëse fruthi është sëmundja që ka prekur tre fëmijët e tjerë./Vizion Plus/