Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjendja me koronavirus është alaramante.
Në këtë spital janë duke u trajtuar 130 pacientë të sëmurë me Covid-19. Përveç mbingarkesës me pacientë, shumë punëtorë të spitalit janë infektuar poashtu, shkruan Gazeta Shneta.
“10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 105 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 10 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/