Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 818 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 130 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një viktimë si pasojë e covid-19 (Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit), ndërsa 71 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë./GazetaShneta/
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 1,695 raste aktive./GazetaShneta/