Besojmë që në çdo situatë dëshironi që të leni përshtypje të bukur dhe të ngjani si zonjë e çmuar. Lexoni këshillat e mëposhtme dhe mos lejoni që t’ju ndodhin gabime banale rreth grimit, flokëve dhe kujdesit të trupit.
FLOKË TË KUQE, VETULLA TË ZEZA
Nëse dëshironi flokë të kuqe, e cila është ndër më të kërkuarat për mirëmbajtje, atëherë ju duhet të lyeni edhe vetullat në të njejtën hije. Nëse nuk e praktikoni këtë, atëherë ju automatikisht i keni shtuar vetes të pakten 10 vjet, dhe njëkohësisht ngjani si të parregullta dhe të lënë pas dore.
Kujdes: flokët e kuqe kërkojnë ten prej porcelani dhe sy të ndritshëm.
FYTYRË E ERRËT, TRUP I BARDHË
Nëse dëshironi të vendosni pudër të errët në fytyrë, mos harroni qafën dhe dekoltenë (gjoksin). Duket shumë e shëmtuar kur fytyra është e errët ndërsa qafa e bardhë.
Kujdes: koka dhe trupi gjithmonë janë thelbësore, asnjëherë mos i vëzhgoni si të ndara!
3 NUANCA TË LEHTA TË KORREKTORIT
Me ekzagjerimin e nuancave ndriçuese të korrektorit, jo vetëm që nuk do t’i fshihni rrathët e errët, por edhe do t’i theksonit më shumë ato. Në të njejtën kohë do të dukeni jo shumë natyrale.
Kujdes: korrektori duhet të jetë me ngjyrën e lëkurës suaj ose me nuancë më të errët.
THONJ SHUMË TË GJATË
Thonjtë shumë të gjatë cilësohen si të stilit të keq, sepse pa marrë parasysh se sa janë të kuruar, duken shumë pa shije. Nëse aplikoni mbi to ngjyrë të fortë apo të theksuar, do të ngjani edhe më shumë e ulët.
Kujdes: janë të papranueshëm thonjtë e kafshuar dhe të parregulluar.
BUZË TË MËDHA PREJ SILIKONI
Gjithnjë e më shumë po paraqiten vajza me buzë prej silikoni. Për shkak të kësaj, ato duken pothuajse të njejta. Edhe me gjithë ato buzë të fryera në mënyrë të paarsyeshmee që ngjajnë si një karikaturë, prap se prap nuk kanë sukses.
Kujdes: nëse keni buzë të tilla, nuk do jepni kurrfarë përshtypje!
VETULLA SHUMË TË HOLLA
Vetullat e holla në formë gjysmë hëne bëjnë që të dukeni më e vjetër. Ju nuk duhet të lejoni që të ngjasoni si me aktoret japoneze në teatër.
Kujdes: gjithashtu edhe mos i lëshoni shumë vetullat!
FLOKËT ME BLANSH (NGJYRË)
Floket me ngjyrë të bardhë jo natyrale si dhe ato të djegura me blansh, të asocojnë mënjëherë me femrat e industrisë pornografike. Në të njejtën kohë, gjatësia e flokëve jep përshtypje edhe më të tmerrshme. Zgjidhja e stilit më të mirë është floku i shëndetshëm dhe i mirëmbajtur.
Kujdes: është kombinim veçanërisht zhgënjyes i flokëve të tillë si dhe tenit të papërshtatshëm të lëkurës.
TË DJEGUR NË SOLARIUM
Nga përdorimi i tepërt i solariumit, teni i lëkurës humbet shkëlqimin dhe freskinë e saj dhe merr nuancë jo natyrale.
Kujdes: lëkura e djegur nga solariumi edhe më keq duket me make up!
DALJA E NGJYRËS SË FLOKUT ME SHUMË SE DISA CENTIMETRA
Nëse veçmë keni vendosur të ndryshoni ngjyrën e flokëve, atëherë do duhet që më vonë t’i ngjyrosni rregullisht. Ngjyra e dalur nga floku ngjan shumë si pakujdesi dhe gratë që lejojnë këtë lëshim, etiketohen si të pakujdesshme dhe të lënë pas dore.
Kujdes: nëna natyrë shumë rrallë mund të gabojë, andaj mundohuni t’i ngjyrosni flokët tuaj me ngjyrë të përafërt me flokun tuaj natyral.
MASKARA E TEPRUAR
Me sasinë e tepruar të maskaras, do të ngjasoni si një kacabu (lloj insekti). Është e mjaftueshme të lyhen vetullat vetëm me një shtresë apo eventualisht dy shtresa me qellim që të theksohen me shumë sytë tuaj. Në këtë mënyrë ju shmangni rrezikun që qerpikët tuaj të jenë të gungëzuar nga trashësia e lyerjes.
Kujdes: pothuajse të gjitha maskarat moderne janë të cilësisë së lartë dhe përmbajnë brushë të mirë.
BUZËKUQ I NGRËNË
Nëse përdorni buzëkuq të fortë, atëherë vazhdimisht mirëmbajeni atë. Buzëkuqi i “ngrënë” dhe theksimi i vetëm skajeve të buzëve me ngjyrë të errët, duket shumë e shëmtuar.
Kujdes: në parim, sipas rregullave të mirësjelljes (bonton) nuk duhet lyer buzët në vende publike por duhet ta bëni atë në tualet.
ERË E PAKËNDSHME
Nuk duhet t’ia lejoni vetes që në vend publik t’ju vijë erë djerse, tym i ndenjur apo aromat e kuzhinës. Para se të largoheni nga shtëpia, sigurohuni që të keni bërë një dush!
Kujdes: sapuni, uji dhe deodoranti janë ligj dhe të domosdoshme!
VESHËT ME QIME
Veshët që nuk depilohen, sidomos nëse ato janë me qime të errëta, janë absolutisht të papranueshme. Kur mbi to vendosni pudër, atëherë në këtë mënyrë ia keni siguruar vetes një vend nderi në stilin katastrofik të pamjes.
Kujdes: shiritat depiluese nuk janë të shtrenjta!
THEKSIMI I SYVE DHE BUZËVE
Nëse theksohen sytë dhe buzët njëkohësisht, kjo ngjan shumë pa shije. Nëse është e nevojshme, eventualisht mund ta praktikoni gjatë festës së Vitit të Ri, përndryshe dukeni shumë e tepruar dhe e rënduar në grim. Të rralla janë gratë që i lejojnë vetes grim të rëndë.
Kujdes: tek fytyrat e reja, grimi i rëndë duket shumë komik. /femra.net/