Pozita e Drejtorit të Infermierisë në Qendrën Klinike Universitare është një nga pozitat që ka ngjallur interesimin më të madh të kandidatëve.
Për këtë pozitë kanë kandiduar 14 infermierë të cilët pritet t’i nënshtrohet testit me shkrim, pasi që të gjithë i kanë plotësuar kriteret për aplikim, shkruan Gazeta Shneta.
Infermierët janë: Vjollca Jusufi, Shpresa Surdulli, Ferat Kabashi, Qemajl Krasniqi, Sami Tahiraj, Bekim Sejdiu, Shpresa Ademi, Selami Behluli, Florije Gjonbalaj, Ardian Gashi, Abdulla Gruda, Luljeta Musliu, Naser Miftari dhe Magbule Elezi.
Konkursi për këtë pozitë vjen pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të klinikave në QKUK. /Gazeta Shneta/