Më shumë se 150 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët nuk iu bindën programit të vaksinës në një sistem spitalor me bazë në Hjuston janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen, disa ditë pasi një gjykatës federal mbështeti politikën e vaksinimit.
‘Houston Methodist’ – një nga sistemet e para shëndetësore u ka kërkuar punonjësve shëndetësor të vaksinohen kundër COVID-19, shkruan Washington Post përcjell Gazeta Shneta.
Mirëpo, gjatë ditës së martë – zëdhënësja e spitalit Gale Smith ka pranuar dorëheqjen ose pushimin nga puna të rreth 153 punonjësve të spitalit. Ndër të tjera, Smith nuk pranoi të saktësonte se sa prej punonjësve u pushuan nga puna ose kishin dhënë dorëheqjen.
Sistemi spitalor Hjuston, njoftoi me 1 prill se anëtarët e stafit do të duhet të vaksinohen për të mbajtur punën e tyre.
Ndërsa 24,947 punëtorë u vaksinuan sipas afateve të hershme, ‘Houston Methodist’ me 7 qershor pezulloi 178 punëtorë të cilët nuk kishin arritur ta kryenin vaksinimin duke u dhënë atyre një afat kohor shtesë prej dy javëve për ta bërë një gjë të tillë. Prej këtij procesi vazhdues, njëzet e pesë nga ta u vaksinuan, tha Smith.
Një gjykatës federal hodhi poshtë një proces gjyqësor të ngritur nga një punonjëse e Houston Methodist, Jennifer Bridges, një ish-infermiere, e cila pretendoi se politika ishte e paligjshme ndaj punonjësve dhe se vaksinat ende nuk e kishin kaluar mandatin e plotë të miratimit nga Administra e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
FDA ka autorizuar tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent, pas provave rigoroze klinike që përfshijnë dhjetëra mijëra persona dhe zyrtarët e Pfizer dhe Moderna kanë aplikuar për aprovim të plotë të përdorimit të vaksinës së tyre dhe në mesin e të rinjve. /Gazeta Shneta/