Puna e dyqaneve ushqimore i vë punonjësit në rrezik serioz për infeksion, zbuloi një studim i ri, veçanërisht ata që duhet të ndërveprojnë me klientët.
Këta punëtorë me gjasë u bënë një “burim i rëndësishëm transmetimi” për Covid-19 dhe shumica prej tyre ishin asimptomatike shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Analiza, e botuar të enjten në revistën ‘Occupational and Environmental Medicine’, është e para që demonstron shkallën e konsiderueshme asimptomatike të infeksionit, rreziqet e ekspozimit dhe shqetësimet psikologjike që punëtorët e dyqaneve ushqimore kanë ndjerë gjatë pandemisë.
Në studim, 20% e 104 punëtorëve në një dyqan në Boston, gjatë muajit maj kishin testuar pozitive për infeksionin Sars-Cov-2.
Punëtorët që merreshin me klientë kishin pesë herë më shumë gjasa të dilnin pozitivë për Covid-19, sesa kolegët në pozicione të tjera. /Gazeta Shneta/