Kontrollet rutinore janë të dobishme kur kemi të bëjmë me shëndetin tonë, por ne njëkohësisht duhet t’i shikojmë edhe disa shenja të trupit që janë të çuditshme për ne.
Më poshtë, kemi paraqitur 20 shenja që mund të tregojnë kancerin tek gratë, të cilat lihen pas dore, transmeton Gazeta Shneta.
20 shenjat e kancerit
- Gulçitja dhe fryma e shkurtë janë shenjat më të shpeshta të kancerit të mushkërive
- Kolli dhe dhimbjet në gjoks shfaqen nga kanceri i mushkërive, por edhe nga leukemia.
- Infeksioni dhe ethet mund të tregojnë leukeminë, pasi qelizat e gjakut prekën në palcë.
- Problemet me gëlltitjen nënkuptojn kancerin ezofagorë ose atë të fytit.
- Ënjtja në qafë, sqetull, ijë apo nyje limfatike mund të jetë shenjë e kancerit të sistemit limfatik.
- Gjakderdhja e tepërt nënkupton se jeni prekur nga leukemia.
- Dobësimi dhe lodhja nënkuptojnë lloje të ndryshme të kancerit.
- Fryerja e barkut dhe shtimi i peshës në të mund të nënkuptojë se keni kancer ovarian.
- Ngopja dhe ndërprerja e apetitit gjithashtu janë shenja të kancerit ovarian.
- Dhimbja e legenit dhe dhimbja e barkut gjithashtu mund të jenë shenja të kancerit ovarian.
- Gjaku në jashtëqitje ose rektum mund të nënkuptojë se keni kancer kolorektal.
- Humbja e çuditshme e peshës mund të jetë shenjë për kancerin e traktit digjestiv ose zorrës së trashë.
- Barku i trazuar së bashku me dhimbjet janë një ndër shenjat e kancerit kolorektal.
- Gjinjtë e skuqur, të fryrë dhe të lënduar janë shenja të kancerit të gjirit.
- Ndryshimet e thithave gjithashtu janë shenjë e kancerit të gjirit.
- Gjakderdhja jonormale midis cikleve menstruale mund të nënkuptojë kancerin e mitrës.
- Fytyra e fryrë shfaqet te pacientët me kancer të mushkërive, sepse tumoret e vogla të mushkërive mund të bllokojnë qarkullimin e gjakut që kalon nëpër fytyrë.
- Ndryshimi i lëkurës ose lëndimet e ngrysura mund të nënkuptojnë kancerin e lëkurës si melanoma, karcinoma qelizore ose karcinoma qelizore me skemë.
- Ndryshimet e thonjve mund të tregojnë kancerin e mushkërive.
- Dhimbja e krahut të djathtë është vërejtur si një shenjë e kancerit të mëlçisë, por është vërejtur edhe tek pacientët me kancer të gjirit./Gazeta Shneta/