Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se përmes metodës RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Thuhet ndër të tjera se nga këto testime kemi dhe 203 raste me SARS-COV-2 në vend transmeton Gazeta Shneta.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.
Poashtu, vlen të ceket se numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese sipas IKSHPK-së.
Ndërsa, lajmi i mirë nga njoftimi i fundit është se kemi dhe 71 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387./Gazeta Shneta/
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2895082677286384