Nga 14,284 testime të kryera janë regjistruar 1,894 raste të reja pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Brenda kësaj periudhe janë raportuar 22 raste të vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 1,354 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 27,404.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,835 doza të vaksinës, kurse 284,269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/