250 mjekë dhe infermierë të Kosovës nesër do të nisen në ora 08:00 të mëngjesit me destinacion Kukësin ku pritet të vaksinohen me vaksina anti-Covid të dhuruara nga Shqipëria.
Kështu ka njoftuar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, e cila ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të vaksinohen edhe punëtorë tjerë shëndetësorë, shkruan Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e plotë të FSSHK-së:
Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siq kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës.
Nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.
Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani për angazhimin e pashoq.
Për informatën tuaj në Kukës është duke u pregatitur një hapësirë e veqantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës edhe pse në këto orë të vona të natës.