Sipas të dhënave nga klinikat e QKUK-së, si dhe spitalet e përgjithshme, aktualisht 292 pacientë janë të hospitalizuar si pasojë e Covid-19.
Deri më tani, 187 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 218 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 160 pacientë; 9 prej tyre janë në gjendje të rënduar, 98 të konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe 131 me oksigjeno-terapi.
Më poshtë, gjeni të dhënat nga numri i saktë i pacientëve të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme:
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
-Klinika Infektive, 63 pacientë
-Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë
-Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
-Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
-Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
-Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 132 pacientë
-8 prej tyre, në gjendje të rënduar
-89 të konfirmuar pozitivë
-87 me oksigjeno-terapi