Kordoni i kërthizës është një struktur elastike që përmban enët e gjakut tek fetusi i nënës, andaj atij duhet t’i ofrohet një kujdesje e veçantë.
Një Qendër Mjekësore amerikane ka përgatitur tri këshilla për nënat rreth kujdesit të kordonit të kërthizës tek bebet, të cilat do t’i ndiqni në vazhdim, transmeton Gazeta Shneta.
1. Lejeni të marrë frymë
Largoni pelenat ose mos e mbërtheni krejtësisht prapanicën e bebes për të ekspozuar trungun e kordonit, thotë Molly Broder, M.D., nga Qendra Mjekësore Montefiore, në New York City.
2. Mbajeni të thatë
Butësisht fshijeni zonën me një shtresë të pastër, të lagur, nëse trungu i kordonit bëhet i pistë. Deri sa të bie, shmangni banjot, si dhe fërkimin me alkool, të cilat mund të jenë irrituese për beben.
3. Jini të durueshëm
Sapo trungu të bjerë, prisni disa ditë para një dushi, për të siguruar që zona të shërohet. Nëse zona duket e butë, e skuqur ose e fryrë, mund të jetë i infektuar – thirrni mjekun tuaj menjëherë./Gazeta Shneta/