Kafeina shkakton Insomnia
Trupi juaj e thith shumë shpejtë kafeinën dhe e largon atë shumë shpejtë. Procesohet përmes mëlçisë, kështuqë kafeina ka jetë të shkurtër në trupin e njeriut. Trupit i duhet 5-7 orë që ta eliminojë gjysmën e saj. Pas 10 orësh 75% e kafeinës është larguar nga trupi. Për shumë njerëz, një gotë kafe ose dy gjatë ditës, nuk e pengojnë fare gjumin e natës, transmeton Gazeta Shneta
Nëse konsumoni kafeinë pasditë, atëherë kjo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Nëse ju jeni si shumë persona të tjerë, gjumi juaj nuk do të ndikohet nëse pini së paku 6 orë para gjumit. Sensitiviteti juaj mund të ndryshojë, mirëpo gjithëmonë duke u bazuar në metabolizmin tuaj dhe sasinë e kafeinës që e konsumoni rregullisht.
Njerëzit që janë më të ndjeshëm mund të përjetojnë insomnia por edhe të kenë efekte anësore si shqetësim dhe dhembje lukthi.
Kafeina është e dëmshme për gratë që provojnë të mbesin shtatëzëna
Shumë studime e tregojnë lidhjen më nivelit të ulët të kafeinës me:
- Problem për të mbetur shtatëzënë
- Dështim të frytit
- Defekte të lindjes
- Lindje e parakohshme
Në të njejtën kohë, për gratë shtatëzëna apo për ato që provojne të mbesin shtatëzën, ‘March of Dimes’ këshillon se më pak se 200 miligramë të kafesë në ditë janë të mjaftueshme.
Kafeina nuk ka benefite shëndetësore
Është treguar se kafeina ka benefite për shëndetin, por lista e benefiteve potenciale është shumë interesante. Cdo konsumues i kafes mund të ju tregojë se kafeina e kthejllë mendjen, e rrit vëmendjen, koncentrimin, energjinë dhe ndjenjat e socializimit. Ju mund të jeni edhe nga ata që e pini nga një gotë kafe herët në mëngjes. Benefit tjetër është ndihna më dhimbje të kokës. Disa njerëz që vuajnë nga astma tregojnë që benefitojnë nga kafeina. Evidencë e limituar tregon që kafeina mund të reduktojë riskun për:
- Sëmundjen e Parkinsonit
- Sëmundjet e mëlcisë
- Kancerin e zorrës së trashë
- Diabetin e tipit 2
- Dementia
/ Gazeta Shneta /