Victoria Komada ka lindur me të dyja këmbët e kthyera pas gjendje që i ka pamundësuar të ecë për të tre vitet e jetës së saj.
Diagnoza “bilateral tibial hemimelia” është një deformim i lindur që ndikon në mungesë të eshtërave dhe deformim të këmbëve dhe nyjeve, transmeton GazetaShneta.
Nëna e saj, Marzena Drusewitz ka thënë për “SWNS” se kanë kërkuar ndihmë gjithkund që kanë pasur mundësi.
Asaj dhe familjes polake i kishin thënë se vajza e vogël mund të përmirësohej vetëm me amputim, një opsion ky i papranuar për familjarët.
Më në fund ata kishin gjetur Dr. Dror Paley, një kirurg nga Florida që kishte thënë se mund t’ia rindërtojë këmbët nga fillimi për një shumë prej 235 mijë dollarësh.
Famillja më pa ska kërkuar ndihmë publike ku kanë arritur të mbledhin fondacione për të kryer operacionin i cili ka zgjatur hiq më pas se 9 orë.
Prindërit e Victorias kanë treguar se si ju është dashur të përdridhnin gjashtë vida individuale disa milimetra për çdo ditë në mënyrë që t’i mbanin kocakt e vajzës të ngjitura.
“Ka qenë një periudhë tronditëse për nese sepse Victoria qante tërë kohën sepse nuk e kuptonte çfare po i ndodhte”, ka thënë e ëma.
Mrekullisht, ajo ka filluar të ecte pas dy ditësh nga operacionit të dytë. Tash ajo planifikon të fillojë shkollën në shtator.
“Ishim shumë të lumtur kur ajo filloi të hedhte hapat e parë. Ne ishim në veturë kur ajo na tha se donte të na bënte një surprizë”, ka treguar Drusewicz.
Ajo ka treguar se kishte ndjerë pak frikë sepse nuk ishte e sigurt se si do rezultonte ajo “befasi” por që në fund ishin mahnitur me të ecurën e Victorias.
“Tash ajo mund të ecë lirshëm dhe nuk ndjen dhimbje aspak. Ne falenderojmë të gjithë njerëzit që kanë kontribuar në shërimin e vajzës sonë. Edhe ajo u është mirënjohëse të gjithëve”, ka thënë në fund nëna e Victorias. /GazetaShneta/