Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’ua paguajë nga 300 euro shtesë punëtorëve shëndetësorë për muajt korrik dhe gusht.
Lajmi për këtë është bërë i ditur sot në mbledhjen e Qeverisë, ku thuhet se punëtorët shëndetësorë do të përfitojnë sipas kritereve.
“Pas diskutimit dhe shqyrtimit, është miratuar nga Qeveria edhe vendimi për aprovim të shtesave mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë në muajt korrik dhe gusht të viti 2020 dhe për ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infeksionit në punë e tyre gjatë trajtimit të pacientëve me virusin COVID-19. Sipas vendimit, personeli shëndetësor, sipas kritereve të paracaktuara, do të përfitojë shtesën prej 300 eurosh”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kujtojmë se punëtorët shëndetësorë kanë përfituar nga 300 euro shtesë në muajt maj dhe prill. /Gazeta Shneta/