Nga 483 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 34 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre viktima (një nga Klinika Infektive-QKUK, një nga spitali rajonal i Gjilanit dhe një nga spitali rajonal I Prizrenit), kurse 122 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër coivd-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Komunat që shënuan sot rastet pozitive janë: Prishtina 6 raste, Gjilani 5 raste, Deçani, Mitrovica dhe Peja 3 raste, Gjakova, Istogu, Podujeva, Suhareka dhe Vushtrria me nga 2 raste, kurse Drenasi, Prizreni, Rahoveci dhe Skenderaji me nga një rast.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,203 raste aktive./GazetaShneta/