Makrosomia, një gjendje e zakonshme në të cilën foshnjet lindin me peshë më të madhe.
Në shumë raste, kjo gjendje vjen si pasojë e nënave që janë me mbipeshë apo diabetike shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Megjithëse pjesa më e madhe e makrosomisë fetale në shtatzëni mbetet e pashpjegueshme, janë identifikuar faktorë të ndryshëm. Kjo përfshin:
-Gjenetika
Lartësia dhe pesha e prindërve kanë një ndikim në peshën e lindjes së foshnjës.
-Kohëzgjatja e shtatëzënisë
Është më e zakonshme në shtatzënitë që kanë kaluar datën e pritshme të lindjes për 1-2 javë ose më shumë.
-Prania e diabetit gestacional
Një diagnozë e diabetit para ose gjatë shtatzënisë është një faktor alarmi – rreziku për makrosominë e fetusit. Diabeti i pakontrolluar mund të jetë i lidhur me frekuenca më të larta të kësaj gjendje.
-Shtimi i peshës gjatë shtatzënisë
Shtim i tepërt i peshës gjatë shtatzënisë mund të jetë një faktorë./GazetaShneta/