Shpeshherë, prindërit nuk janë të kujdesshëm në raport me sjelljen e tyre me foshnjat.
Më poshtë ju sjellim katër gjërat që asnëjherë nuk duhet t’i bëni para bebes suaj:
-Kur dëshironi të kaloni pak kohë vetëm me partnerin tuaj, ndërsa filloni të bisedoni në intimitet, por në atë çast zgjohet fëmija juaj, atëherë duhet t’i ndaloni bisedat dhe t’i përkushtoheni bebes suaj.
-Asnjëherë mos debatoni para foshnjës suaj, sido që të jetë shkaku i mos marrëveshjes tentoni që të kontrolloni veten tuaj pranë foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
Për shkak se ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë zë të lartë, sidomos të prindërve të tyre.
-Mos e lavdëroni beben që del në reklamat e televizionit, para bebes suaj. Kjo për shkak se ndikon negativisht tek bebja juaj.
Po ashtu, duhet të zgjidhni programet që shikoni, ato nuk duhet të përmbajnë dhunë apo të qeshura të tepërta, provoni të shikoni diçka qetësuese.
-Mos dëgjoni muzikë me zë të lartë, për shkak se kjo mund të ndikojë që fëmija juaj të humbasë dëgjimin apo të ketë probleme të ngjashme.
Jo vetëm muzikë, por çdo zhurmë e madhe mund të jetë problematike për foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/