Disa komplikime janë më të shpeshta në rastin e shtatzënive me binjakë.
Megjithëse komplikimet e tjera janë të rralla është e rëndësishme që nënat në pritje të dinë për to, pasi këto komplikime kanë nevojë për monitorim dhe kujdes mjekësor shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Pse shtatzënitë me binjakë janë një shqetësim?
Një shtatzëni me binjakë mund të rrezikoj shëndetin tuaj. Shanset për zhvillimin e diabetit gestacional, preeklampsisë dhe komplikimeve të tjera që lidhen me shtatzëninë janë më të larta në këtë rast për shkak të ngarkesës më të madhe në trupin e nënës dhe sistemit imunitar me dy ose tre foshnje.
“Shanset për komplikime janë më të larta kur binjakët ndajnë të njëjtën placentë”
Këto komplikime mund të shfaqen:
Presioni i lartë i gjakut – Një ngritje e nivelit të presionit të gjakut ka 2-3 herë më shumë të ngjarë kur ju prisni binjakë;
Preeklampsia – Kur jeni duke pritur më shumë se një fëmijë, tendosja në placentën tuaj është më shumë në krahasim me një fëmijë të vetëm;
Diabeti Gestacional – Rreziku i diabetit gestacional është gjithashtu më i lartë me shtatzënitë binjake;
Anemia – Nivelet e hekurit tuaj mund të bien për shkak të një niveli të rritur të rrjedhës së gjakut, duke çuar në anemi. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me nivelin e hekurit tuaj pasi rënia do t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur./GazetaShneta/