Në shkollën e vjetër të fitnesit, ju jeni fokusuar në një qëllim në një kohë: ose të humbni peshë ose të shtoni muskujt. Po cka nëse doni t’i hiqni ca centimetra dhe të forcoheni? A mund t’ia mësyni dyjave në të njejtën kohë?
“Ndërtimi i muskulaturës dhe humbja e kilogramëve është sikur Beyonce të performojë në festën e ditëlindjes tënde,” thotë trajneri Roger Lawson. “Çdokush e do këtë gjë, por është shumë e vështirë që të ndodh në rrethanat normale.”
Përkundët që mund të jetë shumë e ndërlikuar të ndodhin të dyja gjërat në të njejtën kohë, kjo gjë është e mundur. Këto këshilla do të ju ndihmoni të thyeni kodin, transmeton Gazeta Shneta.
Mbushni bateritë si duhet
Një gjë e rëndësishme që t’i arrini këto qëllim është dieta, thotë Keri Gan, autorja e librit “Small Change Diet”.
“Cka une i tregoj dikujt kur ata duan ta ndërtojnë muskluaturën dhe të humbin peshë njëkohësisht është pak a shume cka ne i udhëzojmë të gjithë që të bëjnë, të konsumojnë një dietë të balancuar,” thotë ajo.
Keni parasysh ushqimin që e hani, yndyrat dhe proteinat që ju i konsumoni: shumë yndyra dhe pak proteina mund të ju pengojnë aftësitë për të ndëtuara muskujt, tha Gans. Nëse e ndjekni një dietë më numër të lartë të fibrave të karbohidrateve, yndyrave të shëndetshme dhe proteinave, ju do të mund të humbni peshë. Që të ketë më shumë efekt, mbusheni pjatën tuaj më një cerek karbohidrate, një cerek me proteina dhe pjesën tjetër me perime.
Mbajeni në mend se nevojat individuale për numër të caktuar të kalorive do të varët nga masa juaj, aktiviteti fizik edhe sa peshë doni të humbisni.
Mos mbi-kompenzoni
Kur ju stërviteni shumë dhe përdorni mjete me pasha të mëdha dy gjëra ndodhin: Ju ndiheni shumë të uritur dhe trupi juaj kërkon protein që të rimbush bateritë e muskujve. Mirëpo, është shume e lehtë që të hani më shumë se që duhet pas një stërvitjeje intensive.
Sigurisht që kur hani një sasi të majme me proteina ju ndihmon që të ndërtoni e forconi muskulaturën, por kjo nuk ju ndihmon që të humbni në peshë.
“Mesazhi për femra nuk është “ju duhet të hani shumë proteina që ta ndërtoni muskulaturën’, është që ju duhet të hani proteinat adekuate,” thotë Gans. Nëse ju hani më shumë se cerekun e kalorive tuaja nga proteinat dhe ngopeni para se t’i hani perimet dhe karbohidratet, ju jeni duke ngrënë shumë proteina.
Harrojeni peshoren…për një kohë
Lajmërim: Largohuni nga peshorja. Në fillim ku ju jeni duke humbur peshë dhe jeni duke ndërtuar muskulaturën njëkohësisht, numri në vagë mund të jetë mashtures, thotë Laëson. Këtu vijnë metodat e ndryshme që kryejnë punë për të matur progresin , thotë ai. Duke u bazuar në humbje të peshë dhe duke i krahasuar numrat e tua me dikë tjetër nuk është gjithëmonë productive. Gjithcka është relative dhe është e rëndësishme që të keni parasysh përbërjen e trupit tuaj, thotë Gans. Ndoshta ju i keni humbur vetëm 3 kile, ose asnjë, por jeni dy numra me të vegjël sa I përket rrobave. Kjo është shenjë që ju jeni duke ndërtuar muskujt njëkohësisht kur po humbni peshe, edhe nëse vaga nuk e tregon këtë.
“Numri në vagë është vetëm njëra pjesë dhe ndonjëherë mund të ju mashtroj në atë mënyrë që nuk ju tregon fotografinë e plotë të asaj që po ndodh në trupin tuaj,” thotë ajo.
Por që të dy, edhe Laëson edhe Gans pajtohen se ju nuk duhet të shikoni vagën constant dhe se ju do e shini një ndryshim eventualisht në trupin tuaj dhe humbjen e peshës.
Shënoni qëllimet tuaja
Mënyra më e mirë për të ndëtuar muskulaturën dhe të humbni peshë njëkohësisht është 6-12 muaj pasi keni filluar një rutinë të re stërvitjeje, thotë Laëson. Femrat të cilat janë fillestarë në ushtrimet për forcë – ato me më shumë peshë ose ato që kanë ushtruar një kohë të gjatë por kanë qenë në pushim të përkohshëm, i shohin resultatet më të mëdha. Por pas një kohë, është e rëndësishme që t’i rishikoni qëllimet.
“Mendoni për humbjen e peshës si të luani flautë dhe ndërtimin e muskulaturës sit ë cikloni,” thotë Laëson. “ A mund t’i bëni të dyjat në të njejtën kohë? Sigurisht, për një kohë të shkurtër, po nëse doni të bëni një progres në njërën apo tjetrën duhet ta prioritizoni se cilën do e ndjekni dhe cilës do t’i kushtoni më shume kohë e energji. / Gazeta Shneta /