Procesi i gjumit ndërlidhet me të ushqyerit e shëndetshëm, pasi kjo e fundit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike dhe mban trurin të shëndetshëm.
Ekspertët sugjerojnë se 7 deri në 9 orë gjumë është e nevojshme të kaloni, mirëpo edhe konsumumi i ushqimeve të shëndetshme luan rol në gjumin tuaj shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Më poshtë, gjeni katër prej ushqimeve që rekomandohen të konsumohen para gjumit:
Bajamet: Janë të shkëlqyeshme dhe të pasura me lëndë ushqyese si fosfor, riboflavin.
Çaj kamomil: Çaji kamomil është një çaj i njohur bimor që ofron përfitime shëndetësore.
Kivi: Janë fruta me pak kalori dhe me shumë vlera ushqyese.Kivitë përmbajnë folat dhe kalium, si dhe minerale.
Arrat: Arrat janë të bollshme, duke siguruar mbi 19 vitamina dhe minerale, veçanërisht me magnez, fosfor, mangan dhe bakër.Për më tepër, arrat janë një burim i shkëlqyeshëm i yndyrnave të shëndetëshme, duke përfshirë acide yndyrore omega 3 dhe acid linoleik./GazetaShneta/