Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes rrjetit të tij social në Facebook ka bërë të ditur që dy punëtor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytit janë infektuar me Covid-19.
Gjithashtu si tregoi se po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve dhe situata është në kontroll, transmeton Gazeta Shneta.
Tahiri, lut qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe në rast se dalin të mbajnë distancën sociale.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot janë bërë 40 testime nga kontaktet e rasteve të Studimes ku kane rezultuar 3 raste pozitive me Covid 19. Fatkeqesisht kemi një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit. Rasti i trete eshte rast kontakti po ashtu
Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik.
Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe.
Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore.
Ne duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska.
I juaji
Xhafer Tahiri