43 bebe kanë lindur gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Sipas gjinisë, janë 21 djem dhe 22 vajza që kanë ardhur në jetë, raporton Gazeta Shneta.
22 nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 18 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/