43 qytetarë janë rezultuar të infektuar me coronavirus nga 275 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se tetë qytetarë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë 154 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë vaksinimit MSh bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 46 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
IKShPK apelon gjithë qytetarët që të bartin maskat dhe të vaksinohen me vaksinat kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/