Nëse keni kaluar një moshë të caktuar, ju ndoshta jeni njohur me shenjat më të zakonshme të goditjes në tru.
Sipas Shoqatës Amerikane të kësaj fushe, kjo gjendje mund të përfshijë lëkundje ose dobësi të fytyrës, të folurit të paqartë, dobësi ose mpirje në njërin krah ose këmbë ose dhe një pjese të trupit shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, një rast i fundit që mjekët fillimisht kanë ngecur në diagnostifikim të shpejtë tregon se edhe ekspertët mund të ngatërrojnë një infeksion Covidi me një goditje në tru.
Një studim i botuar në revistën ‘Neuroimmunology and Neuroinflammation’ detajon përvojën e një gruaje britanike 44-vjeçare të quajtur Rebecca Wrixon e cila erdhi në dhomën e urgjencës duke besuar se ajo kishte pasur një goditje në tru.
Gjatë dy ditëve të mëparshme, “pacientja zhvilloi vështirësi në gjetjen e fjalëve dhe përparim në dobësimin e krahut të djathtë”, thuhet në studim, por asnjë gjetje nga ana spitali nuk e vërtetonte diagnozën e pritur.
Ndërsa mjekët u përpoqën të kuptonin burimin e gjendjes së saj, ajo u testua për Covid-19 ku rezulton të ishte pozitive, sipas CBS News.
Pacientja Wrixon i tha CBS News se ajo kurrë nuk dyshoi se kishte Covid, sepse nuk kishte ethe, kollë, gulçim, ose humbje të shijes dhe nuhatjes.
Para se krahu i saj të mpinte, ajo kishte vërejtur dhimbje të lehta në gjoks dhe një skuqje të lëkurës.
Ndërsa Covidi, ka qenë i njohur për të shkaktuar mpiksje të gjakut që çojnë në goditje në tru, madje edhe në njerëz pa gjendje shëndetësore, pacienjta Wrixon nuk kishte menduar të ishte njëra nga këto raste. /Gazeta Shneta/