49 raste pozitive me Covid janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa 25 qytetarë janë shëruar shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, janë administruar 66 doza të vaksinës, kurse deri më sot janë dhënë 103,144 doza përforcuese dhe doza të treta kundër Covid.
Aktualisht, në vendin tonë janë 213 raste aktive. /Gazeta Shneta/