Sapo lajmi i lindjes së fëmijës tuaj do të arrijë tek të afërmit e juaj, familja dhe miqtë do të mbushen përplot entuziazëm për ta takuar foshnjën.
Madje, në disa familje shqiptare, tek të afërmit, shtohet kurreshtja në lidhje me atë se kujt i ka ngjarë fëmija, transmeton Gazeta Shneta.
Ngazëllimi juaj për t’u treguar të posalindurin familjarëve tuaj do të përfundoj këtu, me ndjekjen e këtyre 5 arsyeve përse duhet t’u themi “jo” mysafirëve në 24 orët e para pas lindjes së foshnjës tuaj.
1.Lidhja me foshnjën
Sipas Essential Baby, 24 orët e para janë kohë e rëndësishme për ju dhe foshnjën tuaj për njoftimin ne njëri tjetrin. Disa nëna bien në dashuri me të posalindurin e tyre menjëherë, ndërsa disa të tjerave iu duhet kohë më e gjatë. Kontakti lëkurë në lëkurë do të ndihmnte në procesin e lidhjes me foshnjën.
2. Ushqimi:
Ndërsa të ushqyerit me gji është diçka instiktive, ajo është ende një aftësi e re për t’u mësuar nga ju dhe fëmija tuaj. Gjidhënia është e dobishme nëse ndodh në një mjedis të qetë, të relaksuar dhe të pandërprerë ku mund t’i jepni fëmijës gjithë vëmendjen tuaj.
3.Shërimi
Shërimi është pjesë e paslindjes që shpesh përgatiet para se të konceptoheni me foshnjën. Juve do t’iu nevojitet kohë për shërim nëse keni pasur lindje natyrale apo cezariane. Disa nënave iu nevojitet më shumë, e disa të tjerave më pak, por ia vlen që të merrni kohë për vetën tuaj.
4. Fjetja:
Të pasurit fëmijë është fizikisht dhe emocionalisht rraskapitëse. Ju nuk mund të parashikoni parashikoni kurrfarë orari për ditët në vijim.. Sidoqoftë një gjumë i mirë për ju dhe fëmijën tuaj 24 orë pas lindjes është me të vërtetë i nevojshëm.
5.Keni më pak stres
Të qenurit në dijeni se do t’i keni 24 orë kohë vetëm me foshnjën tuaj dhe partnerin njëkohësisht, redukton stresin në një sasi të kosniderueshme. Kështu, në 24 orët tuaja ju mund të përkushtoheni tërësisht në nevojat e foshnjës, pa pasur stresin e mysafirëve.