Ndjeheni sikur fëmija juaj nuk po fle kurrë? Mos u shqetëso, nuk je vetëm ti. Këtu janë disa nga gabimet më të zakonsme që prindërit bëjnë kur i vendosin foshnjat e tyre në gjumë.
Kanë pritje shumë të larta
Vetëm se keni dëgjuar për foshnjat që flenë gjatë natës ju duhet të mbani mend se asnjë foshnje nuk është e njejtë. Shumica e foshnjave nuk flenë gjatë natës deri në katër apo pesë muaj.
I lëvizni ata që t’i zërë gjumi ma shpejt
Kjo e fut fëmijën në një rutinë dhe pastaj ka nevojë gjithmonë për atë lëvizje për të fjetur, transmeton Gazeta Shneta.
E dërgoni fëmijën në shtrat shumë vonë
Nuk është kurrë një ide e mirë ta mbani fëmijën tuaj zgjuar deri vonë. Është e vështirë pastaj t’i vini në gjumë. Mbani një rutinë të gjumit.
Përgadisni foshnjën tuaj për të fjetur
Nëse po përpiqeni ta vini vogëlushin tuaj për të fjetur, përpiquni të keni sa më pak stimulime nga të cilat ata mund të shpërqendrohen. Provoni ta fusni fëmijën tuaj në shtrat në një dhomë të errët. Bëni një rutinë për ta.
Bëni rutinë kohën e tyre të gjumit
Nëse keni një rutinë të gjumit, ndjekeni atë. Foshnjat kanë nevojë për qëndrueshmëri, duke shkuar në shtrat në të njejtën kohë, duke bërë të njejtën gjë menjëherë para se t’i vendosni në shtrat etj. Duke vazhduar këtë rutinë foshnja juaj do t’i shoqëroj këto veprime të thjeshta me kohën e gjumit dhe do të fillojë të lodhet vetë./GazetaShneta/