5 gjëra që ekspertët e lumturisë duan që ju t’i dini

2017-04-06 në ora 09:48

Ndihmoni të tjerët

Ne nuk mund t’i injorojmë ndjenjat e mira që lindin kur ne ju ndihmojmë të tjerëve. Gëzimi që ja u japim tjerëve është ngjitës dhe pasqyrohet tek ne. Duke i dhënë trurit ngacmime të tilla, ne e ndihmojnë lirimin e hormoneve “për ndjenja të mira, disponim të mirë’. Sa më shumë që i ndihmoni tjerve aq më të lumtur do të ndiheni, transmeton Gazeta Shneta.

Planifikoni

Duke e planifikuar dhe organizuar kohën më mirë, ne nuk jemi duke u ngutur dhe jemi më pak në stress. Duke u ndjerë se I kemi nën kontroll gjërat ndihmon në rritjen e ndjenjës së mirëqenies dhe na inkurajon që ditën ta kalojmë me disponim të mirë dhe duke e kultivuar lumturinë. Nëse planifikoni ka edhe më pak vend për gabime, të cilat mund të ju shkaktojnë shqetësime.

Mjaft më me krahasime!

Mos e krahasoni botën e jashtme të njerëzve të tjerë me botën tuaj të brendshme. Shumë njerëz projektojnë imazhe që nuk janë reflektim i vetës së tyre dhe jetës së tyre reale. Krahasimi është hajduti i lumturisë dhe gëzimit!

Jeni falënderues

Kjo nuk duhet të nënçmohet. Fokusohuni në të gjitha gjërat e mira  në jetës tuaj dhe ndjejeni falënderimin për ato – prej fundit të shëndetit tuaj deri në maje të kokës. Ndjesia e falenderimit dhe vlerësimit e nxit lumturinë. Sa më shumë e praktikoni dhe fokusoheni ne cka keni e jo cka ju mungon,

Frymëmarrje të thella

Mos i harroni frymëmarrjet e thella. Ndaluni, dëgjojeni frymëmarrjen tuaj për disa sekonda dhe merrni frymë thellë.. Duke e bërë këtë rregullisht ju do të ndiheni më të relaksuar dhe më energjik. Sasia e oksigjenit që e merrni qarkullon në trup dhe mendje dhe ju bën më të lumtur dhe më energjik. / Gazeta Shneta /