Pas disa javësh në karantinë, urdhërave për qëndrim në shtëpi, nuk është çudi që miliona njerëz po kërkojnë një fund para syve.
Kjo pyetje, se kur jet amund të kthehet në normale është në mendje të shumë njerëzve, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa shenjat e para të lehtësimit kanë filluar në të gjithë botën, është mirë të mbajmë në mend që ende nuk dijmë për sjelljen afatgjate të këtij lloji të veçantë të koronavirusit.
Mos organizoni festa dhe mos shkoni në lokale
Masat e distancës sociale ekzistojnë për një arsye, dhe kjo është për të ngadalësuar përhapjen e transmetimit viral nga njerëzit që vijnë në kontakt të ngushtë. Organizimi i festave në shtëpi, bllokon njerëzit në një dhomë, duke i dhënë çdo koronavirusi një mundësi për t’u shumuar.
Mos ndaloni të lani duart tuaja
Sigurisht që ju do të vazhdoni të praktikoni higjienën e zakonshme, por mbani në mend se zbutja e masave nuk do të nënkuptojnë se shpërthimi i koronavirusit ka mbaruar edhe pasi të vijë një vaksinë përfundimisht.
Mos vizitoni njerëz me rreziqe të larta shëndetësore
Masat e izolimit ka mundësi të qetësohen para se të vijë vaksina që do të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve më të rrezikuar nëse preken nga Covid-19. Për njerëzit që janë në grupe me rrezikshmëri të lartë, mbajtja e një distance të shëndetshme mund të jetë ende mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata të sigurt.
Mos planifikoni pushime
Bën mirë të mbani në mend që edhe nëse hapen kufijtë në aeroporte do të ketë plot njerëz dhe mundësia që të infektoheni do të jetë shumë e madhe.
Mos i hidhni maskat e fytyrës
Edhe nëse masat e izolimit qetësohen për shumë kohë do të duhej të mbani maska ngjitur. Prandaj, ruani ato dhe nëse dilni jashtë përdorni. /GazetaShneta/