Sipas studimeve, thuhet se 80 përqind e fëmijëve do të diagnostifikohen me të paktën një infeksion të veshit të mesën para ditëlindjes së tyre të tretë.
Megjithëse incidenca e infeksioneve të veshit është ulur në dekadën e fundit, falë pjesësisht vaksinës pneumokoksike, ata prapë dërgojnë rreth 16 milion fëmijë te pediatri çdo vit, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët nën moshën 2 vjeç janë veçanërisht të prekshëm sepse sistemi i tyre imunitar është akoma në zhvillim dhe tubat e tyre janë të ngushtë dhe horizontale.
Dhëmbët mund të ngatërrohen me infeksione të veshit
Kur vogëlushi juaj fillon të tërheqë veshin e tij ju mund të supozoni se kjo është një shenjë treguese e një infeksioni në vesh. Nëse po pret dhëmbët, nervat në dhëmbët e pasmë degëzohen deri në veshin e mesëm kështu që mund të ndihet sikur dhimbja i vjen nga veshi i tij.
Antibiotikes nuk janë gjithnjë përgjigja
Rreth 60 përqind e infeksinoneve të veshit besohet të jenë bakteriale, 40 për qind e tjerë janë shkaktuar nga viruset dhe nuk mund të shërohen nga antibiotikët.
Nëse fëmija juaj ka infeksione kronike të veshit, vizioni një specialist
Pediatrit zakonisht e referojnë një fëmijë tek një orolaringolog, një specialist i veshit, hundës dhe fytit. /GazetaShneta/
Për më shumë informata rreth shtatzanisë dhe komplikimeve gjatë shtatzanisë, klikoni KËTU